
Tërnava kërkon njohjen e Kosovës nga bota islame
“Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmojë në forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava të shtunën në një takim me disa pjesëmarrës të konferencës “Kosova dhe Bota arabe”, që mbahet nesër në Prishtinë.![]() Drenas: 6 të lënduar në aksident hekurudhorNë një aksident hekurudhor, në fshatin Çikatovë të komunës së Drenasit, janë lënduar gjashtë persona.Sipas njoftimeve zyrtare, treni ishte duke bartur mallra kur kishte dalë nga binaret dhe me këtë rast, gjashtë persona që ndodheshin brenda, kanë pësuar lëndime. |
![]() Policia konfiskoi mbi 13 mijë litra vaj disulfurikGjatë natës në mes të shtunës dhe të dielës, policia kufitare e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të vajit, mbi 13 mijë litra, me dyshimin se bëhet fjalë për vaj disulfurik, i njëjtë me vajin që hyri në vendin tonë muaj më parë. |
![]() Mbahet konferenca “Kosova dhe bota arabe”Në Prishtinë sot mbahet konferenca "Kosova dhe bota arabe" që synon përmirësimin e imazhit të Kosovës në shtetet arabe.Intelektualët arabë që marrin pjesë në këtë konferencë kanë thënë se në botën arabe ka paragjykime për Kosovën dhe si rezultat i kësaj, ka hezitime për njohjen e pavarësisë së saj. |
![]() Dhjetë nxënës kosovarë të aviacionit trajnohen në TurqiMinistri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe ministri turk i Shtetit, Said Yazicioglu sot do të marrin pjesë në nisjen e grupit të parë të nxënësve për trajnimin një javor në lëmin e aviacionit civil në Turqi.Read More |
Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë konstatuar njëzëri se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Në takimin e zhvilluar larg vëmendjes së medias, Sejdiu e Thaçi, kanë folur edhe për situatën e krijuar pas ngjarjeve të fundit në Mitrovicë. “Me përjashtim të veriut të K...
Stabiliteti dhe zhvillimi i Kosovës kanë rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan, ka deklaruar të martën kryetari i Parlamentit të Turqisë, Koksal Toptan, pas takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi – i cili ndodhet për vizitë në Ankara.
Liderët institucional të Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministri i Jashtëm Skender Hyseni dhe ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti u takuan të martën me udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë për të.
Këshilli i Sigurimit i OKB nis debatin mbi Kosovën
24/03/2009
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Këshilli i Sigurimit i OKB nisi të hënën (23 mars) një debat mbi Kosovën dhe statusin e pakicës serbe atje. Nuk u raportua përparim i madh në sesionin ku shefi i UNMIK Lamberto Zanier dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun paraqitën raportet e tyre tre-mujore mbi situatën në Kosovë. Ata e përshkruajnë atë si të qëndrueshme e të qetë pavarësisht nga disa incidente në veriun e mbizotëruar serb.
Presidenti serb Boris Tadiç bëri thirrje për mbrojtje më të madhe të serbëve etnikë në Kosovë dhe për zbatimin e planit gjashtë-pikash të Serbisë i cili do t'i jepte autonomi të konsiderueshme pakicës serbe. Qeveria e Kosovës e kundërshton planin duke thënë se ai do të ngrinte enklava autonome, pothuajse të pavarura bazuar mbi etnicitetin. Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni u përqëndrua në rikonfigurimin e UNMIK dhe vendosjen e EULEX. Ai përmendi një listë të projekteve të qeverisë që kishin për qëllim integrimin e komuniteteve të pakicës së Kosovës, veçanërisht të serbëve. Hyseni kritikoi përpjekjet e Serbisë për të "ngritur dhe mbështetur struktura paralele të paligjëshme dhe kriminale në veri". (Zeri, Koha Ditore, Express, B92, Tanjug - 23/03/09)
Komisioni kushtetues mbështet amendamentin mbi distriktin e Brcko të BiH
24/03/2009
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Komisioni kushtetues parlamentar miratoi të hënën (23 mars) projekt-amendamentin lidhur me statusin e distriktit të Brcko. Sipas projekt-ligjit, statusi ligjor i distriktit, përcaktuar nga një procesdi detyruar arbitrimi që u bë nga 1996 në 1999, do të mbrohet nga kushtetuta e BiH duke i dhnë distriktit akses në gjykatën kushtetuese. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz, Infobrcko - 23/03/09)
Dhoma e përfaqësuesve pritet të votojë amendamentinh në leximin e dytë të mërkurën. Të premten, ambasadorët e bordit drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) mbështetën gjithashtu amendamentin kushtetues mbi Brcko. Gjykata kushtetuese e BiH do të zgjidhte çdo mosmarrëveshje midis njësive të vendit lidhur me statusin final dhe rregullimet e Brcko. Zgjidhja e kësaj çështjeje është parakusht për trasnformimin e Zyrës së Përfaqësuesit të lartë në Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz, Infobrcko - 23/03/09)
Djali i Franjo Tuxhman do të konkurrojë për president i Kroacisë
24/03/2009
ZAGREB, Kroaca -- Miroslav Tuxhman, djali i presidentit të parë kroat, Franjo Tuxhman dhe profesor i filosofisë në Universitetin e Zagrebit ka ndërmend të konkurrojë për president i Kroacisë vitin tjetër. Tuxhman njoftoi të hënën (23 mars) se ai do të bëjë fushatë si një i pavarur. Ai ka në plan të financojë vetë pëprpjekjen e tij por do të pranojë donacione nga përkrahësit. I ati i tij krijoi partinë Bashkimi Demokratik Kroat dhe u bë president pasi Kroacia shpalli pavarësinë në 1991. Ai vdiq në dhjetor 1999. (Jutarnji List, APA, Javno, Dnevnik - 23/03/09)
Stanishev i Bullgarisë diskuton zgjedhjet e verës
24/03/2009
SOFJE, Bullgari -- Në një intervistë me Reuters të hënën (23 mars) kryeministri Sergej Stanishev tha se Partia e tij Socialiste Bullgare (BSP) duhet të fitojë zgjedhjet parlamentare këtë verë për të penguar partinë e opozitës Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) për të përmbushur "planet e veta të rrezikshme ekonomike". Në një kohë krize, tha ai, "rregulli i parë është të mos veprosh me budallallëk". Sondazhet tregojnë se GERB është tashmë partia më popullore. Stanishev tha se në qoftë se BSP fiton, ai do të shërbente një tjetër term si kryeministër. (Novinar - 24/03/09; Reuters, BNT, Standart, Mediapool - 23/03/09)
Delegacioni i Beogradit nga sa thuhet ndalohet të hyjë në Kosovë
24/03/2009
PRISHTINË, Kosovë -- Policia kufitare ndaloi një delegacion serb nisur nga Kamenica për të hyrë në Kosovë, për mos ndjekjen e procedurave, raportoi media lokale të hënën (23 mars). Delegacionin e kryesonin kryebashkiaku i Beogradit Dragan Gjilas me Mladen Gjorgjeviç, këshilltar i presidentit serb Boris Tadiç. Të dy zyrtarët mbajtën një konferencë të improvizuar shtypi në pikën e kalimit kufitar të Konçulj ku policia i ndaloi ata të hynin. Ata u thanë gazetarëve se do të njoftonin Këshillin e Sigurimit të OKB, UNMIK dhe EULEX dhe do të kërkonin spjegim për veprimin e policisë lokale. (Koha Ditore, Lajm, Express, Kosova Sot - 24/03/09; Kohavision, RTK - 23/03/09)
Kosova, Serbia shënojnë përvjetorin e dhjetë të fushatës së NATO-s kundër Jugosllavisë
24/03/2009
PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri Hashim Thaçi shënoi përvjetorinh e dhjetë të fushatës së veprimit të NATO-s kundër ish Jugosllavisë si një ngjarje historike për Kosovën. "Ndërhyrja e NATO-s kundër policisë serbe, ushtrisë dhe forcave paraushtarake...hapi një kapitull të ri në historinë e Kosovës, kapitullin e lirisë dhe demokracisë," tha Thaçi të hënën (23 mars).
Në Serbi, megjithatë, ministri i brendshëm Ivica Daçiç tha se fushata e NATO-s shkeli rregullat e OKB, Kartën e Parisit dhe parimet kryesore të ligjit ndërkombëtar. Shpallja e njëanëshme vitin e kaluar e pavarësisë përbën një vazhdim të "presionit dhe agresionit që NATO kreu në 1999 kundër Republikës së Jugosllavisë", tha Daçiç në një konferencë dy-ditore që shënonte dhjetë vjetorin e fushatës ajrore. (B92, Koha Ditore, Lajm, Express, Kosova Sot - 24/03/09; Tanjug, Kohavision, RTK - 23/03/09)
Serbia kërkon parapagimin e 120 milion euro nga fondet e para-pranimit të BE
24/03/2009
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria i kërkoi të hënën (23 mars) Komisionit Evropian (KE) t'i parapaguajë asaj 120 milion euro nga fondet e para-pranimit të caktuara për Serbinë. Nënkryeministri Bozhidar Gjeliç u takua me komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn në një përpjekje për të arritur marrëveshje mbi çështjen. Qeveria do që t'i përdorë fondet për të mbështetur buxhetin në negocimin e një pakete financiare me FMN. Rehn nuk dha një përgjigje të posaçme, duke thënë se nën presidenti i KE Zhak Barot duhet ta shqyrtojë gjithashtu kërkesën. (Beta, B92, Reuters, CNBC - 24/03/09)
Presidenti qipriot paralajmëron se zgjedhjet në TRNC mund të dëmtojnë bisedimet e ribashkimit
24/03/2009
NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias shprehu shqetësim të hënën (23 mars) se rezultatet e zgjedhjeve në Republikën e vetëshpallur Turke të Qipros Veriore (TRNC) mund të dëmtojnë bisedimet në vazhdim të ribashkimit midis dy komuniteteve qipriote. Një fitore e mundëshme nga kundërshtarët politikë të Partisë Turke Republikane (CTP) të kreut turk qipriot Mehmet Ali Talat do ta bënte "shumë të vështirë" për të dy palët të arrinin një marrëveshje, tha Kristofias. "Në qoftë se ne nuk arrijmë një marrëveshje me Talat që është konsideruar përparimtar, nuk e di në se do të arrijmë ndonjëherë një të tillë," vuri në dukje presidenti. TRNC do të mbajë zgjedhje të parakohëshme parlamentare në 19 prill. Sondazhet tregojnë se opozita e krahut të djathtë, Partia e Unitetit Kombëtar, është përpara CTP. (CNA, Famagusta Gazette, AP, Xinhua - 23/03/09)
Koloneli turk ndalohet në hetimin lidhur me kurdët e humbur
24/03/2009
ANKARA, Turqi -- Policia arrestoi një oficer të lartë të hënën (23 mars) si pjesë e një hetimi për vrasjet e dyshuara të kurdëve nga forcat turke të sigurimit në vitet 1990. Ajo arrestoi kolonelin Çemal Temizoz në qytetin qendror të Kajserit ku ai komandon xhandarmërinë lokale paraushtarake. Në vitet 1990 ishte me detyrë në qytetin juglindor Silopi ku më parë këtë muaj hetuesit gjetën një kafkë, disa tesha të djegura dhe eshtra në një varr masiv të dyshuar. Mbetjet humane thuhet se u takojnë disa kurdëve që humbën në zonë gjatë një rebelimi udhëhequr nga Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit në vitet 1990.
Në lajme të tjera të hënën, ministri i brendshëm Beshitr Atalai tha se autoritetet po rritin masat e sigurisë anembanë vendit përpara zgjedhjeve lokale të së dielës. Theksim i veçantë do t'i jepet sigurimit të godinave të përdorura për votim. (Sabah - 24/03/09; Anadolu news agency, NTV, Reuters, AFP, AP, DPA - 23/03/09)
Ish ministri i mbrojtjes padit prokuroren e përgjithëshme
24/03/2009
TIRANË, Shqipëri -- Media raportoi të hënën (23 mars) se avokatët e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu kanë paditur prokuroren e përgjithëshme Ina Rama me akuzën se ka nxjerrë informacionin nga hetimi i shpërthimeve vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Gërdec. Mediu është midis 28 zyrtarëve akuzuar në lidhje me shpërthimet e marsit 2008 të depos së armëve që vranë 26 vetë dhe plagosën rreth 300. Mediu ka bërë gjithashtu një padi kundër Sokol Stojani, kryeprokuror për rastin e Gërdecit me pretendimin se ka nxjerrë në dritë fakte ndërkohë që vazhdonte hetimi.
Në lajme të tjera, media lokale raportoi të hënën se anëtarësimi në NATO do t'i kushtojë Shqipërisë miliona euro rinovime ushtarake dhe trainim të personelit. Ministria e mbrojtjes ka në plan të blejë dy helikopterë me vlerë rreth 8 milion euro. Shqipëria do të shpenzojë 5.8 milion euro të tjera për anijet dhe paisje të tjera patrullimi. Ajo pritet të bëhet një anëtare e NATO-s për dy javë. (Top Channel, Shekulli, Klan, News 24, Top News, TVSH, ATSH - 23/03/09)
Geoana i PSD thotë se Rumania do të huajë miliarda euro nga FMN dhe BE
24/03/2009
BUKURESHT, Rumani -- Kreu i Partisë Social Demokratike (PSD) Mirçea Geoana tha të hënën (23 mars) se sipas diskutimeve paraprake me një delegacion vizitues të FMN, Rumania do të sigurojë një kredi me vlerë 13 miliard euro nga FMN dhe 4 deri 5 miliard euro të tjera nga BE. Kjo e fundit do të mbulonte deficitin e buxhetit të Rumanisë. 2 miliard euro të tjera do të vinin nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore, shtoi ai. Geoana paralajmëroi se Rumania po shkon drejt një krize dhe kredia është vendimtare për "të shmangur rreziqet e ashpra ekonomike". (Jurnalul National, Ziua, Evenimentul Zilei, Gardianul - 24/03/09; Mediafax, Ziare - 23/03/09)
- Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtines dhe korporatës "Trepça"
- Beogradi i gatshëm të bisedojë me ndërkombëtarët, por jo me udhëheqësit shqiptarë
- Von Sidou: Të arriturat e Kosovës janë impresionuese
- Princesha britanike En nga 4 deri më 6 shkurt në vizitë zyrtare në Kosovë
- Suedia një nga kontribueset kryesore në misionin EULEX
- Dora Bakojani sot viziton Prishtinën
- Presidenti Sejdiu merr pjesë në Konferencën e Munihut
- Manaj: Papunësia dhe varfëria, ndër problemet dhe sfidat e zhvillimeve në Kosovë
- Trajnimi i pjesëtarëve të FSK mbahet në tri nivele
- Ish pjesëtarët e TMK së do të protestojnë të premten
- Ulen 30 për qind tatimet për bizneset në komunën e Prishtinës
- Në aksidente dhe nga të ftohtët në Evropë vdesin të paktën 5 njerëz
- Në Greqi sulmohet një stacion policor
- Obama emëron një afrikano amerikan Ministër të Drejtësisë
- Klinton fillon aktivitetet diplomatike me aleatët e ngushtë evropianë
- Shtainmeier udhëton për Uashington për bisedime me Hilari Klinton
- Gadafi gjidhet kryetar i Unionit Afrikan
- Në Pakistan vriten 35 militantë islamikë
- Abaz shkon në Paris për bisedime për Lindjen e Mesme
- Hamasi sulmon sërish me raketa Izraelin
- Edhe kryeministri kinez Ven është qëlluar me këpucë
- Irani lëshon satelitin e parë i në gjithësi
- Kristofer Hill pritet të emërohet ambasador në Irak
- Bora paralizon Anglinë Dje në Hagë ka dëshmuar Shyhrete Berisha nga Suhareka
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
![]() |
![]() |