Këtu keni kuriozitete vetëm ne : Radio-Buli.tk

Në burg në moshën 98 vjeçare?

Një kinez në prag të njëqind viteve jetë do të mund të përfundojë prapa grilave dhe të bëhet i burgosuri më i moshuar, nëse gjykata e shpall fajtor për mashtrimin, të cilin e ka kryer së bashku me dy bashkëpunëtorë më të ri.

Bie nga provimi për patentë shoferi 771 herë

Një banorë e Koresë së Jugut ka rënë për të 771-tën herë nga provimi për patentë shoferi, por nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të pajiset me patentë, ka njoftuar policia vendase.

Gruaja 68-vjeçare, e cila është identifikuar vetëm sipas mbiemrit Cha, prej vitit 2005 pothuajse çdo ditë ka tentuar të kalojë testin e vozitjes, e të hënën ka rënë për herën e 771-të.

"Ajo është rekordere", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve “France Press” një polic nga qyteti Jeonju, prej nga vjen kandidatja e pafat.

"Pyes veten se a do të ketë sukses të kalojë testin nga tentimi i 772-të”, ka shtuar polici.

Gjinjtë më të mëdhenj në botë

Amerikania Sheyla Hershey nga Houston në Teksas është pronare e gjinjve më të mëdhenj në botë, pas vetëm nëntë operacioneve plastike.

Ndryshe amvisja dhe modelja 28-vjeçare, Sheyla ka qenë e gatshme për çdo gjë vetëm të arrijë të madhësia enorme të gjoksit të saj.

Doktorët ia kanë tërhequr vëmendjen se gjinjtë do të mund t’i eksplodonin, ka udhëtuar në vende të ndryshme për të anashkaluar kufizimet për vendosjen e silikonëve, i dashuri e ka lutur të ndalet, por ajo e ka lënë edhe atë për këtë shkak.

“E kam dashur shumë, por më është dashur t’i jap fund lidhjes më të për të realizuar ëndrrën time”, ka thënë e vendosura Sheyla.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ta operojnë për të nëntën herë, prandaj ajo është drejtuar në Brazil.

“Për mua madhësia është tepër e bukur. Mendoj se nuk kam nga çfarë të frikësohem”, thotë ajo.

Tani Sheyla është pronarja e gjinjve më të mëdhenj në botë, e ndoshta një ditë do të hyj edhe në Librin e rekordeve Guinness.

Mysafirët e hotelit vet caktojnë çmimin e dhomës

Në kuadër të fushatës së hotelit të ri në Singapor, zinxhiri i hoteleve “Ibis” mysafirëve të vet u ka ofruar mundësinë të caktojnë vet çmimin e akomodimit. Duke hyrë në faqen e internetit të hotelit, ata mund të rezervojnë dhomën me çmimin të cilin janë të gatshëm ta paguajnë.

Zakonisht, rezervimi në hotelet "Ibis" kushton 92 dollarë amerikanë, por mysafirëve u është mundësuar që deri në mesin e muajit shkurt, kur hapet hoteli i ri, të bëjnë rezervimin sipas tarifës jashtë çdo konkurrence.

"Në një mënyrë kjo është përgjigje në krizën financiare botërore, por njëkohësisht edhe mënyra më e mirë për të vlerësuar vlerën e tregut", ka deklaruar drejtori i marketingut të zinxhirit të hoteleve "Ibis".

"Kemi pritur që njerëzit do të bëjnë rezervime me nga një dollarë, por kemi marr oferta prej 70 e 80 dollarëve. Kjo është një befasi e mirë dhe vërtetim se mysafirët tonë vlerësojnë shërbimit tona", ka thënë ai.

Polaket mund të rreziten lirisht pa jelekë

Polaket gjatë kësaj vere do të mund të shfaqen në rreze të diellit me gjoks të pambuluar në plazhe dhe pishina pa frikën e deritanishme se policia do të mund t’i dënojë.

Gjykata themelore në qytetin polak Szczecin dje lajmëroi se i ka liruar nga fajësia dy banoret e reja të qytetit, të cilat para gjashtë muajve u dënuan për shkak se në plazhin e qytetit ishin rrezitur pa jelekë.

Gjykata komunale në nëntor u shqiptoi vajzave qortim dhe u caktoi gjobë prej 130 zlotash (30 euro) për shpenzime gjyqësore, me arsyetimin se rrezitja pa jelekë lejohet vetëm në vende saktësisht të caktuara.

Njëra prej vajzave është manekine, fotografitë e së cilës edhe më parë janë publikuar në disa revista polake të dedikuara për lexuesit meshkuj.

Gjykata konstatoi se dy vajzat duke i treguar gjinjtë e tyre lakuriq në plazhin e qytetit nuk kanë shkaktuar "kënaqësi as tmerrim", për shkak të cilës arsye është marrë vendim për lirimin e vajzave nga fajësia.

Dy vajzat e reja gjatë verës së kaluar ishin arrestuar nga policia për shkak se kanë refuzuar ta veshin pjesën e sipërme të kostumeve për larje dhe të paguajnë gjobë.

Mashkullin e gjallë e dërgojnë në autopsi

Në rrjedhën e çuditshme të ngjarjeve e cila ka ngjarë si në skenarin e filmit “Zona e Mugëtirës” policia në qytetin indian Khajekalan gabimisht e ka shpallur mashkullin me gjysmë vetëdije të vdekur dhe e ka dërguar në autopsi.

Abdul Raza, vozitës i një shërbimi shtetëror, është gjetur në gjendje me gjysmë vetëdije, por para se t’i bëjnë kontroll të duhur të funksioneve vitale e kanë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat aziatike.

“Policia ka njoftuar familjen se Raza kishte vdekur dhe se mund të vinin për të marrë trupin e tij në spitalin lokal. Familja ka qenë e shokuar me lajmin, por kemi shkuar atje. Mirëpo kur kemi arritur një polic na ka thënë se Abdul në fakt është gjallë dhe se është transferuar në njësinë e ndihmës së parë”, ka thënë kushëriri Hameed Intiaz.

Policia indiane nuk dëshiron të pranojë gabimin, por supozon se deri tek ngatërrimi ka ardhur gjatë shkëmbimit të informatave. Për çdo rast më mirë është se i kanë harmonizuar informacionet mirë derisa ishin në dhomën për autopsi.

Cigare Obama nga Nikaragua

Derisa presidenti amerikan Barack Obama është dukë tentuar të lë duhanin, një kompani nga Nikaragua ka filluar prodhimin e cigareve me emrin "Obama".

Një kompani e vogël cigaresh "Granada cigars" nga veriu i Nikaraguas përdorë duhanin lokal kuban për cigaret e punuara me dorë dhe kornizë të artë në të cilën shkruan "Obama 44", pasi që ai është presidenti i dyzetekatër me radhë amerikan.

Cigaret "Obama" janë të madhësive të ndryshme, derisa kompania pohon se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë janë porositur 13.000 prej tyre.

 

24.000 euro dënime për shkak të parkimit të gabuar

Një femër austriake 30-vjeçare, e cila ka injoruar madje 700 dënime për parkim të palejuar - vlera e të cilave ka arritur në 24.000 euro - është dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej 500 ditësh, ka bërë të ditur policia austriake.

Kjo femër, nëpunëse shtetërore në qytetin e Gracit, gjatë dy viteve të kaluara, ka injoruar 700 tentime të autoriteteve lokale për t’ia dorëzuar fletëthirrjet për pagimin e dënimeve, bën të ditur agjencia Reuters

"Natyrisht, kemi pasur raste kur persona të caktuar kanë injoruar tri, katër, e madje edhe 10 fletëthirrje, mirëpo 700 asnjëherë, kjo thjeshtë duket e pamundur”, ka thënë zyrtari i policisë, Herbert Matersdorfer.

Sipas ligjit austriak, për këtë lloj të shkeljes ligjore parashihet dënimi më i lartë me burg prej 42 ditësh, kështu që femra rekordere do të vuajë dënimin në periudha të ndryshme kohore dhe jo përnjëherë.

Kapet në doganë me pëllumba në çorape

Një australian është arrestuar në aeroportin e Melburnit me dy pëllumba të gjallë në çorape, ka njoftuar shërbimi doganor i aeroportit.

Pasagjeri 23-vjeçar Richard Janeczko ua ka tërhequr vëmendjen doganierëve pasi që gjatë kontrollit rutinor në xhepat e tij janë gjetur dy ve të shpezëve.

I riu është dërguar në dhomën për marrje në pyetje ku doganierët kanë zbuluar se në secilën çorape kishte nga një pëllumb të gjallë të fshehur, njoftojnë agjencitë.

“Ky lloj kontrabandimi jo vetëm që është mizor për kafshët, por paraqet edhe rrezik të madh për mjedisin jetësor dhe shëndetin e australianëve”, ka deklaruar në lidhje me këtë rast përfaqësuesi i shërbimit doganor në aeroportin e Melburnit.

Pasagjeri i cili me udhëtimin dhjetë-orësh kishte ardhur nga Dubai në çantë kishte bartur edhe farat e disa bimëve dhe mostra të patëllxhanit të kaltër, derisa atij i kanoset rreziku të kalojë dhjetë vjet në burg dhe të dënohet me gjobë prej 70.000 dollarëve amerikanë.

Pasagjerët largojnë pilotin i dehur

Udhëtarët e një aeroplani të kompanisë ajrore ruse “Aeroflot” kanë kërkuar para fluturimit që piloti i aeroplanit, sipas të gjitha gjasave i dehur, të largohet nga fluturakja, shkruan shtypi lokal.

Udhëtarët kanë filluar të brengosen kur piloti ka filluar të llomotis derisa po u dëshironte mirëseardhje në fluturimin 315 nga Moska për në New York, më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

"Mendimi i parë i cili më ka ra në mend ka qenë: 'Ky është i dehur', ka thënë udhëtarja Khatuna Kobiashvili. "Fjalët e tij kanë qenë aq të paqarta sa që ka qenë vështirë të merret vesh se në cilën gjuhë flet", ka shtuar ajo.

Piloti për gjysmë ore rresht ka refuzuar të dal nga kabina e tij, e kur përfundimisht e ka bërë këtë fytyrën e ka pasur të skuqur, sytë të përskuqur dhe me zor mbahej në këmbë.

"Mendoj se në Rusi të gjithë e dinë se si duket një njeri i dehur", ka thënë udhëtarja Katya Kushner. "Fillimisht na ka shikuar të ishim të marrë. Më pas, kur e ka kuptuar se nuk do të heqim dorë, ka thënë: “Do të ulem rehat këtu në qosh. I kemi edhe tre pilotë. Ju premtoj se nuk do t’i prek sustat", ka treguar ajo.

Mbi 100 udhëtarë kanë nënshkruar një dokument me të cilin dëshmojnë se piloti ka qenë i dehur. Tri orë më pas, i tërë ekuipazhi i aeroplanit ishte ndërruar.

Edhe nusja mund të merret me qira

Qindra mijëra kinezë për Vit të Ri kthehen nga qytetet, ku punojnë apo studiojnë, në shtëpitë e tyre në fshat, por shumë prej tyre kanë edhe fshehtësi.

Nën presionin e familjes për tu martuar, shumë kanë vendosur të marrin me qira “nusen” e ardhshme për të kënaqur prindërit, qoftë edhe përkohësisht. Çdo ditë e më shumë paraqiten shpallje të cilat ofrojnë nusen e rrejshme për vetëm 80 juanë (10 euro) në ditë.

Kinezët e ri nga qytetet më të vogla dhe fshatrat përballen me presionin e familjes dhe traditës së vjetër se duhet të martohen në të njëzetat e hershme.

Shpalljet, të cilat mund të gjenden edhe në internet, ofrojnë vajza të veshura bukur, të cilat shtiren se janë nusja e ardhshme, kanë buzëqeshje të bukur dhe dinë të thonë gjënë e duhur para prindërve.

Jeta pa televizor, nuk është kurrfarë jete

Një gjykatës në Brazil ka marrë vendim që t’i paguhen 2.600 dollarë një mashkulli i cili e ka paditur dyqanin që nuk ia ka ndërruar televizorin e prishur, pasi që sipas vendimit të gjykatësit, televizori bie nën “nevojat elementare” në shtëpi.

Blerësi ka paditur firmën “Casah Bahia”, prodhuesin më të madh të orendive në vend, për shkak të “dëmtimit moral” sepse paditësi i është ndaluar t’i shikojë ndeshjet e futbollit dhe shoun televiziv "Big Brother".

"Në jetën bashkëkohore nuk mund të mos thuhet se televizori është nevojë elementare, një gjë e cila është pothuajse në të gjitha shtëpitë", ka arsyetuar vendimin e tij gjykatësi në qytetin Campos.

"Pa të njeriu nuk mundet as të shoh femrat e bukura në ‘Big Brother’, lajmet kombëtare e as ndeshjet e futbollit", ka shtuar gjykatësi.

Nëpër burgje instalohen skanerët e prapanicave

Burgjet në Britani të Madhe kanë filluar të instalojnë skanerë për prapanica, për t’i dhënë fund futjes së paligjshme të gjësendeve të palejueshme brenda burgut. Në muajin e parë që kur janë vendosur, në një burg janë nxjerrë 21 gjësende nga zorrët e trasha.

Karriget skanuese për detektimin e gjërave metalike në zorrën e trashë janë duke u vendosur në 102 burgje të Britanisë së Madhe. Secili me vlerë prej 6.500 funtesh, këta skanerë të ri do të tentojnë t’i japin fund kontrabandimit të aparateve celulare dhe gjësendeve të ngjashme në qelitë e të burgosurve, një gjë për të cilat anusi gjithmonë ka shërbyer bukur mirë.

Skanerët, përveç celularëve, do të detektojnë edhe drogën e armët, derisa e tërë procedura zgjat vetëm disa sekonda.

Të ashtuquajturit “Skanerët e sigurisë për vrimat trupore”, janë pajisje të cilat në hap të parë skanojnë gojën, e më pas kur personi ulet mbi ta, e bëjnë analizën e shpejtë të anusit.

Gjatë muajit të parë qëkur këta skanerë janë vendosur në burgun Woodhills të Milton Keynes, janë zbuluar 21 celularë, të cilët deri diku do tu vështirësojnë të burgosurve që në rehatinë e katër mureve të kryejnë aktivitete kriminale jashtë tyre.

prowest.page.tl
pr0WessT ;
Today, there have been 1 visitors (5 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free